Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjedhje strategjike, e bazuar në synimin për siguri, demokraci dhe lidhje të qëndrueshme me botën euroatlantike.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka kujtuar se një vit më parë pranoi Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe zyra e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Sipas saj, ishte hera e parë që ky çmim iu nda një përfaqësuesi nga Kosova.
Osmani ka thënë se vlerësimi përfaqësonte një mirënjohje për përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për kontributin e grave dhe vajzave gjatë luftës dhe në kohë paqeje.
“Kosova e njeh çmimin e lirisë dhe e kupton vlerën e paqes. Prandaj, rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në NATO nuk është vetëm një aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e një populli që beson në siguri, demokraci dhe një aleancë të palëkundur me botën euroatlantike”, ka shkruar ajo.