Nichi, një nga banorët që ka tërhequr vëmendjen e publikut në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, po spikat me energjinë, humorin dhe mënyrën e tij të veçantë të komunikimit brenda shtëpisë.
Reperi është bërë pjesë e dinamikave të ndryshme me banorët e tjerë, duke zgjuar interesimin e publikut jo vetëm për lojën e tij, por edhe për jetën personale dhe karrierën muzikore.
Por, emri i tij i vërtetë është Bleon Krasniqi. I njohur për publikun me emrin artistik Nichi, ai e ka krijuar këtë nofkë si një shkurtim të frymëzuar nga mbiemri i tij.
I lindur më 8 nëntor 2002, Bleoni ka nisur rrugëtimin në muzikë që në moshën 17-vjeçare. Gjatë karrierës së tij ka publikuar disa projekte muzikore, ndër të cilat veçohen këngët “Manekene” dhe “Kartela”.
Tashmë, përmes pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 5, Nichi po mundohet të prezantojë para publikut një dimension tjetër të vetes, përtej imazhit të tij si reper.
