Leonora Jakupi thumbon dikë? Mesazhi i saj i fundit ngjall kureshtje!

Para 6 ditë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një mesazh të publikuar në InstaStory.

Përmes një postimi të shkurtër, ajo ka përcjellë një mesazh për mosmirënjohjen, duke e cilësuar atë si një nga mangësitë më të mëdha të karakterit.

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, ka shkruar Jakupi.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera dhe as nuk ka zbuluar se kujt i dedikohet ky mesazh.

Postimi ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, ndërsa mbetet të shihet nëse Leonora do të zbulojë më shumë rreth arsyes që e shtyu ta ndajë këtë mesazh.