Debatet dhe përplasjet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 kanë nisur që në ditët e para të këtij edicioni.
Së fundmi, Adriani është përplasur me Akilin, duke e quajtur atë “të pafytyrë”. Ai e akuzoi për reagimet që kishte bërë ndaj rrëfimit të Arlindës gjatë mbrëmjes së kaluar.
Akili, aktori nga Shkodra, nuk i pranoi akuzat dhe reagoi ashpër, duke bërë që debati mes tyre të vazhdonte.
Gjatë përplasjes, ai iu përgjigj Adrianit me fjalët: “Ndoshta i vogël jam, por e kam burrninë e madhe”.
