15 janari, ditë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Para 9 muaj

Çdo 15 janar, Kosova nderon viktimat e gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar, duke përkujtuar një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së saj. Sipas Qendrës së Gjenocidit “Plagët e Hapura”, kjo datë është caktuar zyrtarisht si ditë përkujtimore me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 16 maj 2019. 15 janari lidhet drejtpërdrejt me Masakrën e Reçakut dhe shërben si thirrje për drejtësi, të vërtetë dhe mosharrim.