80% e votave dyshohet se u manipuluan në Prizren

Para 8 muaj

Në Prizren janë ngritur dyshime serioze për manipulim të procesit zgjedhor, ku sipas informacioneve, rreth 80 për qind e votave dyshohet se janë manipuluar. Anëtarë të partive politike në Komisionet Komunale Zgjedhore pritet të përballen me organet e rendit, nën dyshimin se kanë vjedhur vota për kandidatët për deputetë. Sipas vendimit që ka siguruar Klan Kosova, ata fillimisht janë shkarkuar nga pozitat e tyre, pasi dyshohet se kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor.