Ardianët e Gjakovës shkojnë në raundin e dytë

Para 1 vit

Gjakovë, 13 tetor 2025 – Në Gjakovë, gara për kryetar të komunës do të shkojë në balotazh mes dy kandidatëve me të njëjtin emër: Ardian Gjini (AAK) dhe Ardian Gola (LVV).

Sipas rezultateve përfundimtare nga KQZ, Gjini ka siguruar 47.74% të votave (18,893 vota), ndërsa Gola ka marrë 32.82% (12,898 vota). Janë numëruar 100% e kutive, por asnjëri nga kandidatët nuk ka arritur shumicën absolute.