Arlind Manxhuka: Liria e shprehjes në Kosovë shkon deri në tolerimin e shpifjes

Para 1 vit

Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

E pas këtij raporti, ka reaguar sot zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të thuhet se në Kosovë nuk ka liri të shprehjes është totalisht e pavërtetë.

Manxhuka tutje thekson se në Kosovë, jo që ka liri të shprehjes, por ka liri absolute të të shprehurit. Madje deri edhe në mosndëshkim absolut të shpifjes.