Avdyl Beqiraj, arsimtari që la Zvicrën për t’iu bashkuar UÇK-së dhe ra në mbrojtje të vendlindjes

Para 12 ditë

Avdyl Halil Beqiraj u lind më 11 shkurt 1966 në Grejkoc të Suharekës. Pas përfundimit të shkollimit, punoi si arsimtar i gjeografisë në vendlindje, pa pagesë, gjatë kohës kur arsimi shqip në Kosovë po përballej me represionin serb.
Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu në detyra të ndryshme ushtarake, përfshirë Policinë Ushtarake të Zonës Operative të Pashtrikut.
Më 5 prill 1999, Avdyl Beqiraj ra dëshmor gjatë luftimeve në fshatin e tij të lindjes, Grejkoc, teksa po përpiqej t’u dilte në ndihmë bashkëfshatarëve të rrezikuar nga forcat serbe.
Më 15 gusht 2019, Presidenti i Kosovës e dekoroi pas vdekjes me urdhrin „Hero i Kombit“, në nderim të kontributit dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës.