Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur, rrëzimi i sistemit të Vuçiqit ka nisur

Para 1 vit

Në protestat masive që po mbahen prej nëntorit të vitit të kaluar e këndej, kundër regjimit të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, shihet shpesh edhe një flamur me hartën e Republikës së Kosovës, e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Ndërkohë, pjesëtarë të njësive paramilitare siç është famëkeqja “Beretat e Kuqe”, e cila është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit e krime lufte edhe në Kosovë, janë shfaqur këto ditë mu para zyrës së presidentit në Beograd, me idenë që ta mbrojnë atë dhe mbështetësit e tij.

Biserko: Rinia në Serbi e di që Kosova është e pavarur, rrëzimi i sistemit të Vuçiqit ka nisur05 prill 2025| 17:41
Në protestat masive që po mbahen prej nëntorit të vitit të kaluar e këndej, kundër regjimit të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, shihet shpesh edhe një flamur me hartën e Republikës së Kosovës, e me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Ndërkohë, pjesëtarë të njësive paramilitare siç është famëkeqja “Beretat e Kuqe”, e cila është përgjegjëse për krime kundër njerëzimit e krime lufte edhe në Kosovë, janë shfaqur këto ditë mu para zyrës së presidentit në Beograd, me idenë që ta mbrojnë atë dhe mbështetësit e tij.

Madje ata janë treguar të dhunshëm ndaj taborit tjetër, ku përfshihen studentët dhe opozita.

Por, jo pak veteranë të ushtrisë e njësive tjera paraushtarake serbe, që ishin aktiv gjatë luftës në Kosovë, dolën në mbrojtje të atyre që po protestojnë.

Udhëheqësja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, thotë se gjeneratat e reja që po protestojnë kundër pushtetit 13 vjeçar të Vuçiqit, dhe sistemit mafioz-korruptiv që ai, sipas tyre, e ka në krye Vuçiqin, kanë bërë që ky i fundit dhe pushteti i tij të delegjitimohet i tëri.