Dekorimi me vizatime: Trendi që i jep shpirt dhe personalitet shtëpisë suaj

Para 1 vit

Ndoshta dikur ju ka shkuar në mendje të vizatonit mbi mure, por nuk keni guxuar sepse mendonit se ishit të rritur? Epo, tani është momenti i duhur për ta bërë, dhe madje keni edhe një arsye të fortë

Sigurisht, ndonjëherë ju ka shkuar në mendje të merrni një marker dhe të vizatoni mbi divanin e ri? Deri vonë, një gjest i tillë do të konsiderohej kontravers, por në vitin 2025 është bërë një simbol i papritur i stilit të rafinuar në dizajnin e brendshëm. Trend-i i vizatimit manual nuk ka qëndruar vetëm te mobilet. Njerëzit gjithnjë e më shpesh përdorin lapsa për t’i dhënë personalitet tapeteve, abazhurëve dhe pothuajse çdo sipërfaqe tjetër në shtëpi.