Mbrëmë, më 19 shtator, Dua Lipa ndau një lajm të rëndësishëm me ndjekësit e saj në Instagram: zgjerimin e aktiviteteve të saj përtej muzikës duke hyrë në industrinë e fitnesit.
Këngëtarja me famë botërore është tashmë bashkëthemeluese dhe drejtuese krijuese e Frame Fitness, një kompani inovative që sjell pilatesin në shtëpi përmes një makinerie kompakte “reformatore”, e pajisur me ekran që ofron transmetim të klasave sipas kërkesës.
HOT STORIES
Porsche sapo ka ndërtuar 911 S/T më të mirën në planet
Porsche sapo ka ndërtuar 911 S/T më të mirën në planet
Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe lokale të ndryshme, vihet në pranga 34-vjeçari nga Korça
Shiste kokainë e kanabis në lagje dhe lokale të ndryshme, vihet në pranga 34-vjeçari nga Korça
Vetëm një ditë pas njoftimit, Dua publikoi një seri fotografish nga një klasë pilates të mbajtur në New York, ku morën pjesë dhjetëra persona.
Foto: Dua Lipa/Instagram
E veshur me set sportiv ngjyrë të zezë, ajo demonstroi ushtrimet dhe ndau energjinë e saj pozitive me të pranishmit, duke treguar se kjo nismë është një tjetër pasion i saj përtej muzikës.
Në përshkrimin e postimit, Dua u shpreh:
“Çfarë pjesëmarrje e jashtëzakonshme dje në eventin tonë @framereformer në New York. Dy klasa pilates radhazi me partneren time të përhershme @melissa_lynn33!!! Të them që jam zgjuar paksa e lodhur është pak – por ndihem kaq e lumtur, krenare dhe e fortë!”
Këto fjalë reflektojnë jo vetëm entuziazmin e saj për projektin e ri, por edhe përkushtimin për të frymëzuar të tjerët drejt një stili jetese më aktiv e të shëndetshëm.
