Edhe Murati i bindur që LVV-ja mund ta formojë qeverinë

Para 1 vit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se LVV-ja do ta formojë qeverinë.

I pyetur nga gazetarët për votat për formimin e qeverisë, ai u shpreh se janë të përgatitur për në seancën konstituive të datës 15 prill.

“Patjetër që po, sipas Kushtetutës dhe votat e deputetëve të Kuvendit , tash është çështje e subjektit, 61 i kërkon Kushtetuta sa më shumë, aq më mirë”, ka deklaruar Murati.

Ndryshe, më 15 prill do të mbahet seanca konstituive e Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.