Forcat Speciale të Shqipërisë, Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kroacisë zhvilluan një stërvitje të përbashkët me fokus në forcimin e aftësive ndërvepruese, operacionale dhe shkëmbimin e përvojave mes forcave aleate.
Me këtë rast, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjenerallejtënant Arben Kingji, përcolli urime për personelin e Forcave Speciale në 27-vjetorin e krijimit të tyre.
“Forcat Speciale përfaqësojnë profesionalizmin, përkushtimin dhe dinjitetin më të lartë të Forcave të Armatosura dhe janë një burim krenarie kombëtare”, shkroi Kingji në një postim në Facebook.
