Historiani Genc Prelvukaj ka reaguar në rrjetin e tij fcb, duke theksuar se ka zëra që mendojnë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka luftuar vërtetë. Ai sjell një shembull të tillë, duke iu referuar një ushtari serb të quajtur Života Ðurić, i lindur në 1963 në Paraćin, dhe komandant i eskadrilës bombarduese 241 në forcat ajrore të Serbisë.
postimi i plotë:
Ushtaraku serb në foto quhej Života Ðurić, i lindur më 1963 në Paraćin, dhe ishte komandant i eskadrilës bombarduese 241 në forcat ajrore të Serbisë.
Sipas burimeve serbe, pas një aksioni ushtarak mbi Drenicë në vitin 1999, aeroplani ushtarak që piloti Ðurić e drejtonte u godit me armë zjarri nga toka nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ra pas disa kilometrash, duke shkaktuar vdekjen e tij në vend.
Ky rrëfim është një nga argumentet më të forta që dëshmon se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) jo vetëm që kurrë nuk është shmangur nga zjarri i luftës, por ka treguar guxim dhe shpirt luftarak deri në kulmin e sakrificës për çlirim.
E trishtë është se disa individë, për të besuar këtë histori, duhet t’u prezantohen të dhëna nga burimet serbe, për t’u bindur se shqiptarët luftuan vërtet.
