Haradinaj: Pjesëmarrja e Ushtrisë në “Defender Europe 2025” është moment krenarie për Kosovën

Para 1 vit

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar pjesëmarrjen e Ushtrisë së Kosovës në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender Europe 2025” si një moment krenarie për qytetarët. Ai rikujtoi vendimin e vitit 2018 për transformimin e FSK-së në Ushtri, të bërë në bashkëpunim të plotë me SHBA-në, si dhe miratimin e një plani zhvillimor 10-vjeçar për certifikim dhe misione paqeruajtëse. Haradinaj falënderoi ushtarët dhe aleatët ndërkombëtarë për kontributin e tyre dhe përgëzoi FSK-në për suksesin në këtë stërvitje, duke theksuar rëndësinë e saj për pozicionimin ndërkombëtar të Kosovës dhe forcimin e partneritetit në fushën e sigurisë.