Hetim ndaj ish-shefit të inteligjencës gjermane për spiunazh, dyshohen lidhjet me rrethin e Putinit

Para 22 ditë

Prokuroria Federale e Gjermanisë ka nisur hetim ndaj ish-shefit të Shërbimit Federal të Inteligjencës (BND), August Hanning, nën dyshimin për spiunazh dhe tradhti ndaj shtetit, ndërsa po shqyrton edhe kontaktet e tij me Nikolai Patrushevin, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Vladimir Putinit.

Sipas një hulumtimi të gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, Hanningu ka mbajtur kontakte me Patrushevin që nga koha kur drejtonte inteligjencën gjermane, deri pas pensionimit më 2009.

Më 2016, Hanningu mori pjesë në një konferencë për sigurinë në Moskë, ku kundërshtoi sanksionet perëndimore ndaj Rusisë. Në vitin 2019, ai u fotografua me Patrushevin në ishullin Valaam.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu dyshimet për bashkëpunimin e Hanningut me Azerbajxhanin në çështje të lobimit në sektorin e energjisë. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse kontaktet e tij me zyrtarin rus kanë përfshirë edhe cenimin e sekreteve shtetërore gjermane.