Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar sot se Franca e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një vale vendesh si Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia që kanë ndërmarrë të njëjtin hap gjatë javëve të fundit.
Deklarata erdhi gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku Macron theksoi se njohja e shtetësisë palestineze është një hap i domosdoshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete dhe një paqjeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
