Humb jetën në shkollë 13-vjeçarja në Greqi, dyshohet se u mbyt me ushqim

Para 10 muaj

Një 13-vjeçare ka humbur jetën këtë premte në një shkollë në Pire, Greqi. E mitura mësohet se ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u mbyt me ushqim gjatë pushimit të drekës. Mediat greke raportojnë se fëmija pësoi një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes.

– Advertisement –

Edhe pas tentativave të mjekëve të cilët i dhanë ndihmën e parë në shkollë, vajza nuk arriti t’iu mbijetonte incidentit tragjik. Menjëherë u thirr një ambulancë, e cila e transportoi 13-vjeçaren pa ndjenja në spital.

Pas mbërritjes në spital e mitura ka pësuar edhe arrest kardiak ku dhe ka ndërruar jetë. Drejtori dhe një mësues i shkollës u arrestuan ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e saktë të vdekjes së 13-vjeçares.