Izraeli deporton Greta Thunberg pas tentativës për të çarë bllokadën e Gazës

Para 1 vit

Aktivistja e njohur Greta Thunberg është deportuar nga autoritetet izraelite pasi mori pjesë në një mision me anijen Madleen, që synonte të çante bllokadën detare drejt Gazës. Anija u ndalua në ujëra ndërkombëtare dhe aktivistët u mbajtën për disa orë para se të dëboheshin. Thunberg është kthyer në Evropë, ndërsa organizatorët kritikuan veprimin si të paligjshëm.