Izraeli në gatishmëri pas sulmeve raketore nga Irani

Para 1 vit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se Irani ka qëlluar me raketa drejt territorit izraelit. Në një njoftim zyrtar, IDF ka bërë thirrje për qytetarët që, menjëherë pas alarmit, të hyjnë në zonat e mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në njoftim të mëtejshëm.

“Sistemet tona të mbrojtjes ajrore janë duke operuar për të neutralizuar kërcënimin,” bëri me dije IDF, duke kërkuar gjithashtu që lëvizjet në hapësirat publike të minimizohen dhe tubimet të shmangen.

Dalja nga zonat e mbrojtura lejohet vetëm pas marrjes së udhëzimeve të qarta nga Komanda e Mbrojtjes Civile.

Në këtë situatë të tensionuar, është njoftuar se dasma e djalit të kryeministrit Benjamin Netanyahut është anuluar për shkak të kërcënimeve të fundit.