Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia

Para 1 vit

Nga ora 20:00 sonte deputetët e legjislaturës së nëntë u mblodhën për herë të 42-të në tentim të konstituimit të Kuvendit, pasi seanca e orës 11:00 u shty pas një alarmi për bombë.

Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që erdhi mëngjesin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, ishte nga Serbia.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës rezultoi të jetë i rrejshëm teksa shtoi se kërcënimi ishte në anglisht kurse theksi i personit që kërcënoi ishte nga shtete jo-miqësore të Kosovës.