Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” zhvilluan sot një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, ku vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”.
Aktivisti Rron Kafegjolli tha se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së, duke kërkuar nga institucionet, përfshirë ministrat Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati, që të veprojnë pa vonesa. Ai deklaroi se “koha e arsyetimeve ka skaduar” dhe kërkoi që Qeveria ta procedojë ligjin.
