Kongresistët amerikanë vizitojnë Kosovën

Para 4 muaj

Një delegacion i kongresistëve amerikanë, i kryesuar nga Keith Self dhe Suhas Subramanyam, po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë dhe Luginën e Preshevës nga 26 deri më 28 maj. Fokus i takimeve do të jenë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, siguria rajonale dhe forcimi i partneritetit SHBA-Kosovë. Delegacioni do të takohet me institucione shtetërore, përfaqësues të sigurisë në Camp Bondsteel, si dhe liderë lokalë e përfaqësues shqiptarë në Preshevë dhe Bujanoc.