Konjufca me kërkesë të fortë për Kosovën: “Korridori VIII nuk duhet të jetë vetëm një vijë në hartë”

Para 8 ditë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin VIII, gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi këtë projekt, të mbajtur në Bullgari.

Konjufca tha se investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe hekurudhën e planifikuar Prishtinë–Durrës do të forcojnë lidhjen rajonale dhe rrugët e transportit.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për pengimin e shkëmbimeve të energjisë elektrike mes Serbisë dhe Kosovës, duke kërkuar veprime evropiane për zbatimin e detyrimeve ekzistuese.

“Korridori VIII duhet të bëhet më shumë sesa një vijë në hartë”, tha Konjufca.