Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të mbajë sot takim me kryetarët e subjekteve politike.
Mirëpo siç duket në këtë takim partitë politike do të përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi e jo nga kryetari.
Takimi do të zhvillohet sot nga ora 12:00 në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës.
Ky takim zhvillohet vetëm një javë para seancës konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet me 15 prill.
