LDK nuk e përkrah ndryshimin e Ligjit për Specialen, Lushaku-Sadriu: Rruga është Apeli

Para 10 ditë

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk e përkrah ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lushaku-Sadriu ka thënë se për LDK-në lufta e UÇK-së është e shenjtë, por sipas saj, rruga për ndryshimin e një aktgjykimi është ajo gjyqësore, përmes Apelit.

“Ndryshimi i një ligji të zakonshëm nuk i shfuqizon detyrimet dhe nuk mund ta anashkalojë Kushtetutën. Vetë miratimi i këtyre ndryshimeve nuk garanton zbatimin e tyre e as rezultatin që u premtohet qytetarëve sot. Ndryshimet e miratuara nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit kushtetues”, ka thënë Lushaku-Sadriu.