Liderët e Ballkanit dhe BE-së bashkë në Londër – publikohet fotoja zyrtare e Samitit

Para 11 muaj

Nga Samiti i 12-të i Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Londër, është publikuar fotoja tradicionale familjare. Në të shihen së bashku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, të mbledhur për të diskutuar të ardhmen e rajonit në raport me BE-në.

Ky takim vjetor synon të forcojë bashkëpunimin politik, ekonomik dhe infrastrukturor ndërmjet shteteve të Ballkanit dhe Unionit, si dhe të shtyjë përpara procesin e integrimit evropian.

Pritet që në përfundim të samitit të publikohet një deklaratë e përbashkët me angazhime konkrete për hapat e radhës në këtë proces.