Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të ministres Albulena Haxhiu, përmes një reagimi në Facebook.
Lushtaku ka kujtuar dënimin prej 20 vjetësh burgim në mungesë, të shqiptuar nga Serbia më 11 korrik 1997, nën akuza për terrorizëm.
Ai ka thënë se Serbia nuk arriti ta gjunjëzonte dhe ka kritikuar shqiptarët që, sipas tij, po përdorin të njëjtën gjuhë si Serbia dikur.
“Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku,
