Milan Radojeviq është betuar sot si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut në seancën inauguruese, ku ai nënshkroi dokumentet zyrtare me simbolet e Republikës së Kosovës. Radojeviq deklaroi se do të punojë në interes të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, ndërsa simbolet shtetërore të Kosovës u panë të vendosura edhe në sallën e Kuvendit Komunal.
