Mirlind Daku publikon për herë të parë fotografinë e vajzës së tij, Miresa

Para 3 muaj

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, ka publikuar për herë të parë një fotografi ku shihet qartë vajza e tij, Miresa. Në imazhin e ndarë në rrjetet sociale, ai pozon pranë saj, ndërsa postimi mori shumë reagime pozitive nga ndjekësit. Mirlindi dhe partnerja e tij, Vesa, u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani kanë qenë mjaft të rezervuar për jetën e tyre familjare.

Mirlindi vendosi të ndajë kujtimet më të ëmbla dhe të prezantojë publikisht për herë të parë imazhin e bukur të vajzës që i ka ndryshuar jetën.