Një kontrast ndjenjash dhe reagimesh kanë shkaktuar dy momente nga paradat ushtarake me rastin e ditës së Pavarësisë së Greqisë .
Janë dy video të ndryshme që po bëjnë xhiron e mediave sociale dhe jo vetëm.
Në videon e parë që ka shkaktuar reagimin e forcave politike të opozitës një repart i nënoficerëve të marinës ushtarake ka hedhur gjatë parakalimit në prani të dhjetëra qytetarëve në Athinë që ndiqnin paradën thirrje me sharje dhe slogane kundër Turqisë.
Siç shihet dhe dëgjohet në video në fillim ata brohorasin parullën “Qipro është greke,” që sipas partive opozitare është një slogan i periudhës së juntës ushtarake që nuk bazohet në histori.
Ndërsa më pas hedhin sharje –«Të shkojë të … Turqia» , sharje të cilat i përsërisin disa herë.
Për ngjarjen në fjalë Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se do të fillojë një hetim të brendshëm
