Më 10 maj 1999, në ditën e fundit të luftimeve në rajonin e Greiçevcit, ra heroikisht dëshmori Naim Lubovci, vetëm 19 vjeç, duke luftuar trup me trup kundër forcave serbe në Lagjen Bungu. Ai ishte pjesë e Njësitit Diversant-Vëzhgues të Brigadës 60 “Kumanova” të UÇK-së.
Naimi lindi më 10 shtator 1979 në Greiçevc të Therandës. Me prejardhje nga një familje me tradita atdhetare, ai iu bashkua UÇK-së më 15 qershor 1998 në Brigadën 121, Kompania e Dytë. Mori pjesë në shumë beteja, ndër to në Qafë të Duhëles,Budakovë, Grykën e Carralevës e deri te Reçaku, ku shquhej për trimëri dhe përkushtim.
Më 10 maj 1999, në përpjekje për të ndihmuar shokët e tij në linjën e frontit, ai u përball nga afër me forcat serbe dhe ra në fushën e betejës, duke u bërë simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së tij! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
