Ndalimi i Mogherinit për mashtrim me fondet e BE, gazetarja jep detaje nga hetimi

Para 10 muaj

Gazetarja, reporterja italiane Anxhela Maura ka folur për Euronews Albania në edicionin informativ me moderatore Ujeza Doshlani lidhur me ndalimin në Bruksel të ish-shefes së Diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Sipas gazetares, ky është një hetim i papritur, i cili sipas asaj që vihet re nga gazetarja, është që më shumë po gëzon Moskën dhe partitë e djathta në Europë. Ajo thekson se mbetet për tu parë reagimi zyrtar i prokurorisë evropiane.

– Advertisement –

“Lajmi ka bërë bujë, jemi ende në pritje për të kuptuar detajet e operacionit që është kryer në këtë mëngjes në zyrat e shërbimit diplomatik dhe në Kolegjin Evropian, ku ka pasur një sërë kontrollesh. Përveç Mogherinit, është dhe ish-ambasadori Sanino. Të vetmet që komentojnë në këtë ndalim ndërkombëtar janë partitë e djathta dhe Moska. Moska tha se Europa duhet të pastrojë shtëpitë e saj. Bëhet fjalë për një hetim të papritur dhe që ngre shumë pyetje. Do të shohim komunikimin e Prokurorisë lidhur me këtë çështje. Sa i takon Moskës, ajo po përfiton për të akuzuar BE-në. Të presim të shohim detajet dhe akuzën; natyrisht imazhi ka marrë një goditje të rëndë, imazhi i BE-së. Kemi të bëjmë persona të spikatur që përfshihen në një hetim të prokurorisë Evropiane. Ngjarjat kanë ndodhur gjatë legjislaturës së kaluar, për ngritjen e Kolegjit Evropian. Flitet për një tender të vitit 2022,” – tha gazetarja italiane Maura.