Një shtetas shqiptar rrezikon 1 vit burg dhe 1,600 € gjobë në Belgjikë, pasi akuzohet se ka vjedhur 50 euro nga shtëpia e ministres belge Zuhal Demir në Genk, më 7 janar 2023. ADN-ja e gjetur në vendngjarje u përputh me të tijën. Ai ka qenë i dënuar më herët për vjedhje dhe pjesëmarrje në grup kriminal dhe aktualisht ndodhet në Shqipëri, ku ka një ndalim hyrjeje në Europë për 8 vjet. Prokuroria kërkon dënim me burg, ndërsa avokatja kërkon shpallje të thjeshtë fajësie duke argumentuar se i pandehuri është riintegruar. Vendimi jepet më 5 janar.
