Aivo Orav, ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, u takua me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së, në takim u diskutua për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit evropian. “Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani”, citohet të ketë thënë Orav.
Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, veçanërisht për mbështetjen ndaj Ukrainës.
