Osasuna shokon Real Madridin

Para 7 muaj

Osasuna ka fituar ndaj Real Madridit me rezultat 2-1 në xhiron e 25-të të La Ligës.

Ante Budimir fillimisht fitoi penaltinë dhe e konkretizoi në minutën e 38-të.

Ndërkaq, Mbretërit u kthyen në lojë përmes Vinicius Juniorit që barazoi në minutën e 73-të.

Por, goditja e nokautit për të Bardhët erdhi në minutën e parë shtesë përmes Raul Garcias.

Reali mbetet i pari por me 60 pikë, vetëm dy më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur.