Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo. Takimet u zhvilluan në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes dhe u karakterizuan nga diskutime të hapura dhe miqësore, në vazhdën e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë.
