Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.
Gjatë takimit, Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimin e standardeve më të larta demokratike, duke vënë në pah se Kosova tashmë është shembull në këtë drejtim. Ajo ritheksoi gjithashtu përkushtimin e saj të plotë për forcimin e partneritetit me SHBA-në, aleatin më të rëndësishëm strategjik të vendit.
Në bisedime u trajtuan edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral dhe zhvillimet rajonale, përfshirë seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së mbi situatën në Kosovë dhe rajon.
