OVL-UÇK thërret qytetarët në shesh: Kërkohet votimi i Ligjit për Specialen

Para 9 ditë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta dhe qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe me dinjitet, duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”.

Thirrja vjen pas protestave të tensionuara të së hënës në Prishtinë, ku pati edhe ndërhyrje të Policisë me gaz lotsjellës.

Një ditë më parë, Kuvendi i Kosovës e miratoi në parim Projektligjin me 91 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Hapi i radhës është votimi i tij në lexim të dytë.