Pas 20 vitesh në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Para 1 vit

Princ Alwaleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur si “Princi i Fjetur”, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 36-vjeçare, pas një periudhe 20 vjeçare në gjendje kome.

– Advertisement –

Ai ra në koma në vitin 2005, pas një aksidenti të rëndë me makinë në Londër, ndërsa ishte vetëm 15 vjeç dhe po studionte në kolegjin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Si pasojë e aksidenti të rëndë, Princi pësoi dëmtime kritike në tru dhe gjakderdhje të brendshme, gjë që e çoi një gjendje kome për gati dy dekada ndërsa që nga ajo kohë, Princi u mbajt nën kujdesin e vazhdueshëm mjekësor.

Me kalimin e viteve, ai u bë simbol i qëndresës dhe shpresës për shumë njerëz në Arabinë Saudite dhe më gjerë.

Lëvizjet e herëpashershme, si ngritja e gishtërinjve, ushqyen shpresën për përmirësim.

Megjithatë, përkundër trajtimeve intensive nga mjekë të specializuar nga SHBA-ja dhe Spanja, ai nuk arriti të rifitonte vetëdijen.

I lindur në prill të vitit 1990, Princi Al Waleed ishte djali më i madh i Princit Khaled bin Talal Al Saud, një anëtar i shquar i familjes mbretërore saudite dhe nip i miliarderit Princ Al Waleed bin Talal.

“Me caktimin dhe fatin e Allahut, me trishtim dhe pikëllim të thellë, ne vajtojmë djalin tonë të dashur Princin Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud, i cili ndërroi jetë sot në mëshirën e Allahut”, tha babai i tij, Princi Khaled bin Talal, në një deklaratë.

Gjithashtu, Këshilli Global i Imamëve shprehu ngushëllimet e tij për Familjen Mbretërore Saudite.

“Shprehim keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të Princit Alwaleed bin Khaled, pas një beteje të gjatë dhe të dhimbshme që zgjati gati 20 vjet pas aksidentit tragjik.”

Lutjet e varrimit do të mbahen ditën e sotme, pas namazit të Ikindisë, në Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad.