Presidenti turk: Gaza ka nevojë urgjente të shërohet dhe të rindërtohet

Para 0 vit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se Gaza ka nevojë urgjente të shërohet dhe të rindërtohet, duke i theksuar përpjekjet e Türkiyes për të siguruar që marrëveshja aktuale midis Hamasit dhe Izraelit të kontribuojë në paqe të qëndrueshme.

Duke folur në Forumin e 5-të të Biznesit dhe Ekonomisë Türkiye-Afrikë në Istanbul, Erdoğan tha: “Për shkak të historikut negativ të Izraelit, ne mbetemi të kujdesshëm, pasi Gaza ka urgjentisht nevojë të shërohet dhe të rindërtohet.”

Erdoğan shtoi se Türkiye po bën përpjekje intensive për të siguruar që marrëveshja Hamas-Izrael të zgjasë dhe të hapë rrugën për paqe të qëndrueshme.

Sa i përket krizës në vazhdim në Sudan, ai tha se Türkiye është thellësisht e tronditur nga përplasjet në Sudan, duke shprehur shpresën për një armëpushim dhe paqe të qëndrueshme atje.

Erdoğan gjithashtu theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme tragjedisë në Sudan, duke nënvizuar se “përfundimi i gjakderdhjes është detyrë humanitare e të gjithëve.”

“Bota perëndimore, për fat të keq, i sheh luftërat civile, konfliktet dhe mosmarrëveshjet në Afrikë si fatin e këtij kontinenti”, tha ai.