Pretendimet se aeroplanët spërkasin kimikate nga qielli, flet Sekretari amerikan i Shëndetësisë – thotë se e di se kush i lëshon ato

Para 1 vit

Robert F. Kennedy Jr. ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me pretendimet për gjurmët e dyshuara kimike.

Në një intervistë me Phil McGraw (i njohur më mirë si Dr. Phil), Kennedy, në cilësinë e Sekretarit të Shëndetësisë së SHBA-së, premtoi t’i jepte fund këtij fenomeni krejtësisht të pabazë.

Si i ftuar në emisionin Primetime, Kennedy mbështeti pretendimet e një shikuesi në audiencë rreth “injeksioneve aerosol” të aluminit, stronciumit dhe helmeve të tjera të supozuara që teoria e konspiracionit pretendon se po spërkaten nga aeroplanët e qeverisë amerikane.

“Kjo nuk ndodh në agjencinë time. Ne nuk e bëjmë, mendojmë se e bënë DARPA. Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta ndalur këtë. Ne po sjellim një person që do të merret ekskluzivisht me këtë dhe do të zbulojë se kush po e bën dhe t’i sjellë para drejtësisë”, shtoi ai.