Një person 30-vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur më 9 qershor në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, pranë parkut të qytetit.
Sipas Policisë, sulmuesit ishin me motoçikletë dhe të pajisur me helmeta, gjë që ka vështirësuar identifikimin e tyre. Hetuesit kanë siguruar pamje të incidentit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Policia inkurajon qytetarët që kanë informacione të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.
