Prokuroria Themelore në Pejë: 139 aktakuza për ndërtime pa leje

Para 4 muaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në 16 muajt e fundit ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale “ndërtim pa leje”. Sipas prokurorisë, gjatë vitit 2025 janë ngritur 112 aktakuza, ndërsa nga janari deri në prill 2026 edhe 27 të tjera. Autoritetet theksuan se do të vazhdojnë luftimin e ndërtimeve ilegale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.