Publikohen rezultatet e testit për prokurorë të rinj: 138 kalojnë, 190 mbeten jashtë

Para 1 vit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar rezultatet e testit kualifikues për rekrutimin e 21 prokurorëve të rinj. Nga 330 kandidatë që iu nënshtruan testit më 30 gusht në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, 138 arritën të kalojnë, ndërsa 190 nuk e kaluan testin – prej tyre 8 janë diskualifikuar dhe një ka abstenuar.

Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda tri ditësh nga publikimi i rezultateve. Procesi është monitoruar nga EULEX dhe IKD, dhe do të vazhdojë me faza të tjera përzgjedhëse, përfshirë testin me shkrim dhe intervistat. KPK ka premtuar meritokraci dhe profesionalizëm në vazhdim të këtij procesi.