Ragmi Mustafa: Serbia është shumë e dobët për një luftë të re me Kosovën

Para 1 vit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka deklaruar se Serbia nuk është në gjendje të përballojë një tjetër konflikt të armatosur ndaj Kosovës, si ai i ndodhur në Banjskë.

“Serbia nuk është e gatshme dhe nuk ka kapacitetet që të përballojë edhe një luftë tjetër, ose edhe një konflikt tjetër të armatosur si ai i Banjskës që ishte,” u shpreh Mustafa.

Ai theksoi se shteti serb po përballet me sfida të brendshme serioze dhe nuk ka mundësi reale për të ndërmarrë aksione të reja ushtarake apo të ngjashme në drejtim të Kosovës.