Rama Duwaji – Zonja e Parë e re e Nju-Jorkut që po mahnit botën e artit dhe politikës

Para 11 muaj

Nju-Jork, 5 nëntor 2025 – Ajo është vetëm 28 vjeçe, artiste, aktiviste dhe pjesë e brezit Gen Z – dhe tani, Rama Duwaji hyn në histori si Zonja e Parë e re e Nju-Jorkut, pas fitores së bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të sapozgjedhur Zohran Mamdani.

E lindur në Houston, Texas, me rrënjë siriane, Rama Duwaji është e njohur për stilin e saj të veçantë artistik dhe për ilustrimet që kanë gjetur vend në The New Yorker, BBC, The Washington Post dhe madje edhe në Tate Modern. Si një zë i ri i grave të lindura pas vitit 1995, ajo përfaqëson kombinimin e artit, kulturës dhe aktivizmit social në një figurë që po frymëzon shumë të rinj.

Ekspertët e kulturës e quajnë Duwajin “ikonë të brezit të ri progresiv amerikan”, ndërsa stili dhe qëndrimet e saj të hapura ndaj diversitetit dhe drejtësisë sociale pritet ta kthejnë në një Zonjë të Parë ndryshe nga të gjitha të mëparshmet.

Me të në City Hall, Nju-Jorku pritet të marrë jo vetëm drejtim të ri politik, por edhe një frymëmarrje të re kulturore.