Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, teksa ishte në vendin e punës.
Sipas policisë, viktima ishte roje sigurimi në një fabrikë dhe dyshohet se është rrëzuar.
“Viktima, një mashkull kosovar që punonte si roje sigurimi, dyshohet se është rrëzuar gjatë detyrës në një fabrikë dhe ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”, dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
