Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet në verë tek Man United

Para 1 vit

Cristiano Ronaldo i ka dhënë një dorë ndhime trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, për të siguruar transferimin e njërit prej objektivave të tij kryesor të verës. 

Ka qenë një sezon i tmerrshëm për Unitedin pasi ata momentalisht renditen në pozitën e 13-të në Ligën Premier, me 33 pikë më pak se lideri i tabelës Liverpooli.Erik Ten Hag ishte shkarkuar në tetor dhe u zëvendësua shpejt nga Amorim, i cili deri më tash ka pasur vështirësi që ta implementojë stilin e tij të lojës tek ekipi aktual. Me mendje nga e ardhmja, është raportuar se Unitedi do të jetë mjaft i zënë gjatë afatit kalimtar veror, ku disa lojtarë pritet të largohen nga klubi, por pritet të ketë edhe prurje të reja.